Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me UNDP Albania, më datë 8 qershor 2026, zhvilluan aktivitetin trajnues me temë: “Dhuna me bazë gjinore ndaj grave. Efikasiteti i ndjekjes penale në rastet e dhunës me bazë gjinore. Efektiviteti i zbatimit të urdhrave të mbrojtjes dhe procedimet në rast të shkeljes së tyre. Problematikat në praktikën gjyqësore lidhur me deklarimin e viktimave të dhunës se nuk kërkojnë ndjekje penale përveç pajisjes me urdhër mbrojtje dhe qëndrimi i organit procedues. Detyrimi i gjykatës për referimin e rasteve në organin procedues. Mbrojtja e viktimës së dhunës me bazë gjinore. Efekti i procedimeve penale lidhur me dhunën në familje mbi vendimmarrjet e gjykatës për zgjidhjen e martesës dhe ushtrimin e pergjegjesise prinderore pas zgjidhjes se marteses", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Vjosa Zaimi, Anita Pilika
Lehtësues: Eliora Elezi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të identifikojë praktikën e gjykatës dhe prokurorisë shqiptare, duke evidentuar problematikat aktuale, por dhe praktikat më të mira, në lidhje me dhunën me bazë gjinore ndaj grave.
Metodologjia e trajnimit do të realizohet duke ndërthurur me praktikën gjyqësore, problematikat, vështirësitë e gjykimit në procesin e të provuarit. Nëpërmjet pyetjeve, diskutimeve në mënyrë interaktive do të dalin në pah praktikat e ndryshme, duke evidentuar praktikat më të mira.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Standartet nderkombetare te dhunes me baze gjinore. Risitë e ligjit 11/2026. Dhuna me bazë gjinore ndaj grave. Dhuna ne familje, ndryshimet e ligjit;
- Efekti i procedimeve penale lidhur me dhunën në familje mbi vendimmarrjet e gjykatës për zgjidhjen e martesës dhe ushtrimin e pergjegjesise prinderore pas zgjidhjes se marteses;
- Mekanizmat për zbatimin e urdhrave të mbrojtjes dhe efikasiteti e tyre;
- Çdo të thotë abuzim. Format e abuzimit. Pasojat afatshkurtra dhe afatgjata te abuzimit;
- Tiparet dhe karakteristikat e grave të dhunuara e të dhunuesve të tyre. Elementë të identifikimit të fëmijëve të abuzuar. Çrregullimi i stresit post traumatik. Trajtimi i çrregullimit të stresit post traumatik;
- Masat mbrojtëse për secilën prej tyre. Parandalimi. Masat rehabilituese;
- Cili është përkufizimi i dhunës me bazë gjinore. Cilat janë format e saj. Si mund të identifikojmë rastet e dhunës me bazë gjinore. Si duhet të veprojmë për të trajtuar rastet e dhunës me bazë gjinore;
- Riviktimizimi. Aksesi në drejtësi. Ndihma juridike falas.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.




Shkolla e Magjistraturës